Mbrojtës i viktimave nga Prokuroria themelore në Gjakovë, Agim Hula, në një konferencë të jashtëzakonshme për media për vrasjen e dyfishtë të mbrëmjes së 7 gushtit në Brekoc të Gjakovës, ka thënë se zyra e tij i ka ofruar çdo ndihmë që ka kërkuar viktima, duke përfshirë këtu edhe strehimin e saj dhe të fëmijëve, të cilën viktima nuk e ka pranuar pasi bashkë me pesë fëmijët e saj është ndjerë e sigurt në familjen e saj, tek babai.
Hula po ashtu tha se rasti dhunë në familje nga viktima është hapur me 19.03.2018, aty ku edhe vëllai i viktimës ka deklaruar se do të ofroj strehim dhe siguri për motrën dhe pesë fëmijët.
“Jam njoftuar atë natë rreth orës 23:00 nga policia së bëhet fjalë për një rast vrasje. Dhe në stacionin policor e kam kuptuar që bëhet fjalë për rastin e datës 19.03.2018, dhunë në familje. Ku nga deklarata e mëparshme rastin e ka paraqit tanimë e ndjera që ka pasur dhunë nga burri i saj. Kemi ofruar po ashtu edhe strehim për viktimën, por e njëjta nuk ka pranuar që të strehohet pasi ka thënë që do të strehohet tek familjarët e vet në fshatin Brekoc, në Gjakovë. Në të njëjtin ditë e kemi marr dhe një deklaratë nga vëllai i saj i cili dhe ai është deklaruar që do të marr nën mbikëqyrje motrën dhe pesë fëmijët e saj, deri në zgjidhjen e këtij problemi. Në anën e mbrojtësit të viktimave kemi ofruar çdo gjë që ka kërkuar viktima. Sa i përket rastit që ka ndodh vrasjes, nuk ka kam qenë në dijeni për diçka tjetër përveç se ndonjë kërcënim. Edhe pse i është ofruar që nëse ndihet e kërcënuar të lajmëroj policinë, dhe nuk ka informacione që ajo ka shpreh ndonjë brengë në zyrën për mbrojtjen e viktimave”, ka thënë Hula.
Edhe nënkolonel Ahmet Hasi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, ka folur për rastin.
Hasi tha se të marr informacionin se në fshatin Brekoc ka të shtëna armësh, janë mobilizuar për të hetuar rastin.
“Në datën 07.08.2018 në stacionin policor ka ardhur ankuesja me vëllezërit e saj pasi kishte marr disa mesazhe kërcënues. Aty është hapur rasti për kanosje. Menjëherë policia ka filluar të kërkoj të dyshuarin. Viktima jetonte e ndarë për shkak të dhunës në familje. Paraprakisht i dyshuari ka mbajtur burg 30 ditë. Policia pas marrjes së telefonatës natën e 07.08.2018, ka shkuar menjëherë në vendngjarje..”, ka thënë Hasi.
Policia ka vazhduar angazhimin për hetimin e rastit dhe se i dyshuari është dërguar në stacionin policor, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit.
Ndërsa, prokurori nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Armend Zenelaj, tha se i pandehuri në seancën dëgjimore që u mbajt një ditë më parë, sapo mori vesh që e ka privuar nga jeta dhe vajzën 9 vjeçare është alivanosur.
“Kanë filluar zhvillimet e hetimit. I pandehuri pos privimit nga jetë të gruas ka privuar edhe vajzën e tij, dhe në seancën gjyqësore ai është alivanosur, kështu që ai gjendet në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Zenelaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren