LAJMI I FUNDIT:

Policia shton masat e sigurisë në pishina dhe liqene

Policia shton masat e sigurisë në pishina dhe liqene

Policia në Mitrovicë ka zhvilluar takim me autoritetet komunale, ku temë diskutimi ishte domosdoshmëria e vlerësimit praktik të gjendjes së lumenjve, pishinave, e në fokus zonat përgjatë liqenit artificial në këtë qytet.

Komandanti i stacionit policor Ahmet Xhosha  prezantoi objektivat që parashihen të ndërmerren bazuar në planin e veprimit, me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt në zonat e lumenjve, pishinave dhe liqenit artificial,  ku pritet të  frekuentohen nga numër i madh i qytetarëve.

Bazuar në një plan veprimi njësitë sektoriale në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë bërë identifikimin e disa nga vendeve dhe zonat të cilat mund të paraqesin rrezik për qytetarët. Identifikimi i këtyre hapësirave është vlerësuar si rrezik potencial për frekuentuesit, ku mbi bazën e këtij vlerësimi Policia ka sugjeruar autoritetet komunale që të ndërmarrin masat e sigurisë në zonat e identifikuara si: përgjatë zonës së liqenit artificial të shtohet  numri i shenjave të rrezikut dhe paralajmëruese për vizitorë të shenjëzohen segmentet për thellësinë, rrymat e ujit dhe rreziqet tjera të mundshme. Vendosja e pengesave (barrierave në afërsi të digave) nga fakti se vrulli i ujit paraqet rrezik kryesisht për fëmijë.


Çështjet e ngritura nga Policia u vlerësuan nga autoritetet komunale në Mitrovicë, të cilët shprehen gatishmërinë për të bashkërenduar aktivitete në  krijimin e kushteve dhe sigurisë, si dhe u zotuan se brenda mundësive do të ndërmarrin masat e parapara në plotësim të shenjave dhe  barrierave.

Ndërsa, si vlerësim i përbashkët dhe domosdoshmëri u vlerësua angazhimi i klubit të zhytjes ‘Trepça’ gjegjësisht dislokimi i këtij klubi gjatë  sezonit veror në zonën  e liqenit, ku autoritetet komunale në Mitrovicë u zotuan se këtë çështje do ta trajtojnë me prioritet, nga fakti se qëndrimi i këtij klubi afër liqenit do të jetë një mekanizëm shtesë i ofrimit të sigurisë në atë zonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori