LAJMI I FUNDIT:

Policia serbe kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Policia serbe kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Serbia ka kërkuar nga EULEX përfshirjen e organeve të saja shtetërore në hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, sipas së cilës drejtori i policisë Vladimir Rebiq ka biseduar lidhur me këtë çështje me përfaqësues të misionit evropian në Kosovë.


Rebiq gjatë takimit ka takuar që policisë serbe menjëherë t’i vihen në dispozicion të gjitha informacionet lidhur me vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Liria, demokracia, drejtësia.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pret që rasti të hetohet në nivelin më të lartë profesional, pasi në të kundërtën hetimet do të vështirësoheshin gjë e cila mund të çojë deri te pasoja serioze, transmeton Tanjug./KP/