Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt gjatë të enjten një ceremoni solemne me rastin e 248 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pranuar një letër falënderimi nga KFOR-i amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Po ashtu letër falënderimi kanë pranuar edhe disa zyrtar të Policisë së Kosovës në këtë regjion.


Koloneli Terry A. Saul, Komandant i Grupit të Mbështetjes Zona-Ballkan (ASG-B), nga kampi ushtarak i KFOR-it amerikan në ‘’Bondstell’’, falënderoi organizatorët e kësaj ceremonie dhe shprehi mirënjohje për Policinë e Kosovës e vecanërisht për Regjionin e Ferizajt.

Këto falënderime e mirënjohje erdhën pas një plani operativ të Policisë së Kosovës, të koduar “25 vjetori I kampit Bondsteel’’ që u mbajt me datën 09.06.2024.

”Së pari faleminderit që na mbështetët në këtë organizim, andaj keni kryer punë të mira dhe dua të jemi mirënjohës dhe falënderues, andaj dua të ndaj letër falënderimi për Policinë e Kosovës”, ka thenë midis të tjerash Koloneli Terry A. Saul.

Në anën tjetër Drejtori Rajonal i Policisë  - Nënkoloneli Faton Pllana në emër të Drejtorisë Rajonale te Policisë në Ferizaj fillimisht uroj të gjithë pjesëtarët e KFOR-it amerikan dhe popullin amerikan për 4 korrikun, ‘’Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa falënderoj Kolonel Terry A, Saul për bashkëpunimin që policia rajonale e Ferizaj për herë të parë realizoi planin e përbashkët me Policinë Ushtarake me datën 09.06.2024, me rastin e manifestimit të 25 vjetorit të themelit të kampit ushtarak të KFOR-it amerikan ‘’Bondsteel’’ në Sojevë të Ferizajt.

448904893 1569502043599194 992933945782042393 n

448921362 481167421233007 3612913099431750884 n

448972806 1817317818746102 1087931738587653095 n

449048862 1675320676600510 9047204803694158294 n

449055705 418926791150666 2638312560191890634 n

449312080 1013391910134503 1816626644243313591 n

449361027 1487369311876459 4804223593611798314 n