Policia prangos njërin nga vjedhësit e 3.000 pasaportave britanike

Policia e Mançesterit ka thënë se në burg ndodhet 48-vjeçari, për shkak të dyshimit se kishte marrë pjesë në vjedhjen e 3.000 pasaportave të zbrazëta britanike gjithandej në botë.
Sipas policëve, i dyshimti udhëtonte në kamion me një vozitës. Shërbimi britanik për dhënin e pasaportave ka thënë të enjten se çipat e kompjuterëve, në të cilët ndodheshin të dhënat personale dhe biometrike në pasaporta, nuk janë aktivizuar.
Shërbimi ka sqaruar më tej se kjo do të thotë se dokumentet të cilat akoma nuk janë gjetur nuk mund të shfrytëzohen si pasaporta.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































