Policia ka parandaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në autostradën "Ibrahim Rugova".

Siç thuhet në njoftim, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku, transmeton Telegrafi.


"Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

454988131 802346852105575 5454963724339313216 n

454873150 802346922105568 8120306366572144200 n 1