Policia njujorkeze po teston dronët që paralajmërojnë publikun në situata emergjente

Departamenti i Policisë së qytetit të New Yorkut ka filluar testimin e dronëve të rinj të krijuar për të transmetuar mesazhe tek publiku, si paralajmërime për kushte të rrezikshme të motit ose emergjenca të ndryshme.
Të dielën, sistemi i njoftimit të urgjencës njujorkeze njoftoi përmes Twitterit se policia do të “kryejë një test të aftësisë së mesazheve publike në distancë”, raporton theverge.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi më vonë atë ditë se testet u mbajtën në Hook Creek Park në Queens përpara reshjeve të tjera që priten këtë javë, por nuk zbuloi detaje të rezultateve të testit.
Dronët mund të transmetojnë mesazhe nëpër lagje që kërcënohen nga përmbytjet ose kushte të ngjashme ekstreme të motit dhe kështu të paralajmërojnë banorët të qëndrojnë brenda dhe të kërkojnë strehim.
Vendimi për të shmangur termin “dronë” dhe për ta zëvendësuar atë me termin “audio transmetues” mund të jetë i qëllimshëm pasi testi mund të jetë në të vërtetë një shkelje e ligjeve të mbikëqyrjes publike.
Ky ligj detyron që policia të kërkojë komente publike dhe të publikojë një njoftim për përdorim 90 ditë përpara përdorimit të teknologjisë së re të mbikëqyrjes. Megjithatë, rregullat nuk zbatohen për të gjithë teknologjinë në arsenalin e policisë për shkak të një “zbrazëtie” që potencialisht i lejon policisë të prezantojë menjëherë mjete të reja duke i etiketuar ato si “përmirësime” të kategorive të gjera brenda politikave të tyre ekzistuese të teknologjisë, të tilla si “mjetet ajrore pa pilot” (UAS).
Një zbrazëtirë lejoi Departamentin e Policisë së New Yorkut të përdorte një qen robotik të quajtur Digidog pa paralajmërim 90 ditësh.
Dronët e pajisur me altoparlantë u përdorën në Shangai, Kinë dhe Madrid, Spanjë gjatë pandemisë së coronavirusit. Ata përcollën mesazhe paralajmëruese për popullatën për t’iu përmbajtur rreptësisht masave të bllokimit. Në Shangai, dronët paralajmëruan banorët të mos këndonin nga dritaret e tyre dhe qyteti dërgoi qenin e tij robot për të patrulluar lagjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Windows 7 nuk është harruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë