LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shqipëri nis heqjen e “varrezave” të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit

Policia në Shqipëri nis heqjen e “varrezave” të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit

Pamjet me dron tregojnë një “varrezë” makinash, e cila është zgjeruar vit pas viti në hyrje të qytetit turistik të Gjirokastrës, vetëm pak metra larg rrugës kombëtare.

Makinat e shkatërruara i përkasin rasteve të kundravajtjeve ligjore apo aksidenteve dhe janë në ruajtje nga Policia e Shtetit deri në përfundimin e proceseve gjyqësore.

13 vite më parë qeveria shqiptare vendosi me një Akt Normativ, heqjen e mjeteve motorike, që ndodheshin pranë rrugëve kombëtare, por në shumë zona duket se ligji nuk është zbatuar.


Për më tepër në Gjirokastër vetë policia i zhvendosi disa vite më parë dhjetëra makina nga një zonë ushtarake në Dragot të Tepelenës në hyrje të Gjirokastrës, duke ngritur vetë një varrezë të re makinash.

Këto ditë ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla nxori një urdhër të ri me efekt të menjëhershëm për heqjen e këtyre “varrezave” të makinave dhe në shumë qytete kanë nisur veprimet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe vetë policia.

Zëri i Amerikës i kërkoi policisë së Gjirokastrës nëse do të ndërhynte për ta zhvendosur këtë varrezë makinash të ngritur nga vetë ajo në hyrje të qytetit që mbrohet nga UNESCO, por deri në përgatitjen e këtij materiali nuk mori një përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori