Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kontrollit bashkë me njësitë e doganës, në një auto-sallon pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, 6 karikatorë dhe 20 fishekë.


Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:40.

“Gjatë kontrollit bashkë me njësitë e doganës, në një auto-sallon pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë pistoleta, 6 karikatorë dhe 20 fishekë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe një DVR i kamerave”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/