Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e disa personave në Graçanicë.

Në njoftim thuhet se Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.


"Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com", vijon njoftim./Telegrafi/