LAJMI I FUNDIT:

Policia në Indi arreston disa burra pas akuzave të 16-vjeçares: Më kanë përdhunuar 400 meshkuj

Policia në Indi arreston disa burra pas akuzave të 16-vjeçares: Më kanë përdhunuar 400 meshkuj

Epidemia e përdhunimeve nëpër Indi po bën “kërdinë”. Të paktën një burrë është arrestuar në pjesën perëndimore të Indisë, pasi një vajzë 16-vjeçe tha se qindra meshkuj e kanë përdhunuar qindra herë.

Siç raporton CNN, vajza që është e pastrehë, tha gjatë dëshmisë së saj para Komitetit Indian për mbrojtjen e fëmijëve, se 400 meshkuj e kanë përdhunuar në Bid të shtetit Maharashtra, përfshirë edhe dy policë, transmeton Telegrafi.

Kjo vajzë kishte kërkuar lëmoshë në stacionin e autobusëve, kur tre meshkuj e detyruan të punoj si prostitutë. Edhe pse numri i saktë i përdhunuesve është vështirë të konfirmohet, vajza ka identifikuar 25 prej tyre, ka njoftuar përfaqësuesi i Komitetit, Abhaj Vitarlo Vanave.

Ai shtoi se vajza ka tentuar që në polici ta raportojë rastin, por ishin pikërisht policët që nuk i besuan dhe as që e regjistruan rastin.

Madje ata kanë njoftuar se kanë arrestuar tetë meshkuj, përfshirë një të mitur për përdhunim. Vajza i kishte thënë policisë se kur mbushi 13 vjet u martua për një 33-vjeçar, i cili e kishte keqtrajtuar seksualisht.

Policisë i tha se është keqtrajtuar seksualisht edhe nga babai, duke u detyruar të largohet nga shtëpia dhe netët t’i kalojë në stacionin e autobusëve.

“Është rasti më tragjik në histori. Kjo vajzë çdo ditë është keqtrajtuar. Kërkojmë veprime konkrete kundër të gjithë kryesve të veprave”, tha aktivistja Kogita Bajana, e cila akuzoi policët që nuk e mbrojtën.

Sipas të dhënave të autoriteteve indiane, vetëm gjatë vitit të kaluar janë raportuar mbi 28 mijë raste të përdhunimeve, ku mesatarisht çdo 18 minuta është përdhunuar një vajzë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i sulmeve seksuale ndaj grave është shumë më i madh, por që nuk raportohet nga frika se mund ta pësojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori