Një grup femrash kanë protestuar duke qëndruar lakuriq në plazh, pasi policia i ka urdhëruar ato që të mbulojnë gjoksin.

Videoja e publikuar në internet, shfaq momentin kur pushueset grinden me një grup të madh policësh në plazhin Necochea afër Buenos Airesit në Argjentinë, transmeton Telegrafi.


2 254

Këto femra insistojnë se nuk janë duke bërë asgjë kundër ligjit vetëm pse janë duke pushuar lakuriq dhe në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar të mbulojnë gjoksin, gjë që u ka shkaktuar probleme forcave të rendit.

Policia ishte shfaqur në plazh, pasi shumë pushues ishin ankuar për vajzat që po shëtisin nëpër plazh lakuriq. /Telegrafi/