Policia në Ferizaj organizojnë minimaratonën “Vrapojmë me policinë tonë’’

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policia në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur për nderë të ‘’Dita e çlirimit të Ferizajt” .
Ky aktivitet kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do t’iu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjidhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.
‘’Në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 200 persona, qytetarë , pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së , klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth 415 persona. Shtegu i vrapimit ishte rreth 5 kilometra, nga palestra ‘’Bill Clinton’’ përgjatë rrugës ‘’Brahim Ademi’’ e deri te rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i lirisë’’ dhe anasjelltas’’, ka thënë Veseli.
Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese./Telegrafi/



















































