Policia ndalon dy automjete me dru të prerë ilegalisht në Parkun Kombëtar “Sharri”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, duke parandaluar prerjen dhe transportin e paligjshëm të drunjve në Shtërpcë.
Më 23 gusht 2025, rreth orës 22:40, në rrugën që lidh fshatrat Drajkovc – Kashtanjevë, policia ndaloi dy automjete të tipit Fiat furgon, të drejtuara nga personat me inicialet B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin dru pa dokumentacionin përkatës.
Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura u konfiskuan, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga organet kompetente.
Policia Rajonale e Ferizajt tha se mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit./Telegrafi/



















































