Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.


Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.