Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi nga Peja

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në përpjekje për të lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e personit të kërkuar:
Emri: Elton (Bashkim) Gjevukaj
Data e lindjes: 17.03.2005
Vendlindja: Fshati Bllagajë, Pejë
Elton Gjevukaj kërkohet për veprat penale: dhuna në familje, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm
Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërojnë autoritetet.
Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë./Telegrafi/





















































