LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet për aksidentin tragjik në hyrje të Ferizajt, ku humbi jetën një 43-vjeçar

Policia jep detajet për aksidentin tragjik në hyrje të Ferizajt, ku humbi jetën një 43-vjeçar

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka dhënë detajet e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ku humbi jetën një person dhe tre u lënduan.

Në komunikatën e Policisë nga Rajoni i Ferizajt thuhet se “sot rreth orës  04.25 minuta,  në  “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur  një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekjeprurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë”.

Sipas policisë, hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte  nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).


Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë.

Të lënduarit  janë dërguar  në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, një i vdekur e tre të lënduar
Lexo po ashtu Aksident në rrugën Ferizaj-Gjilan, një i vdekur e tre të lënduar

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë  është dërguar  për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori