LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth vrasjes së kosovarit në Fushë-Krujë: Dyshohet se krimi u krye shkaku i një lidhje imtime

Policia jep detaje rreth vrasjes së kosovarit në Fushë-Krujë: Dyshohet se krimi u krye shkaku i një lidhje imtime

Brenda një makine të shkrumbuar u zbulua nga Policia një kufomë e karbonizuar, i cili dyshohet se para se të digjej, është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rende ndodhi mesditën e të shtunës në fshatin Derven të Fushë Krujës.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë.

Policia sot ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin të cilët po merren në pyetje.

Ndërsa, dje në ditën e krimit, menjëherë, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta Policie dhe drejtues të Krimeve të Rënda, si dhe efektivë të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Makina, brenda së cilës u gjetën edhe pjesë të karbonizuara të trupit të një njeriu, ishte me targa të Kosovës.

Në Fushë-Krujë digjet vetura me targa nga Mitrovica bashkë me një person brenda
Lexo po ashtu Në Fushë-Krujë digjet vetura me targa nga Mitrovica bashkë me një person brenda

Burimet nga grupi i hetimit thanë për “Panorama” se janë kamerat e një karburanti që ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Nga hetimet paraprake, mjeti rezulton në emër të shtetasit Xhafer Osmani, 57 vjeç, nga Mitrovica. Do të jenë rezultatet e analizave të ADN-së, ato që do përcaktojnë saktë se kujt i përket trupi që u gjet i djegur brenda makinës me targa të Mitrovicës, 02 960 SN.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, konkretisht më datë 29 prill 2018.

Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit. Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen e rëndë po verifikon të gjitha pistat e mundshme, ndërsa po përpiqen të gjejnë prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes, shkruan Panorama.

Për shkak të djegies së shkallës së lartë të kufomës, ekspertët nuk kanë mundur të konfirmojnë ende zyrtarisht nëse viktima është djegur i gjallë, ka qenë i lidhur apo i qëlluar me mjete të forta ose armë zjarri.

“Po punojmë me intensitet të lartë. Në bashkëpunim edhe me Krimet e Rënda, po hetojmë rastin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nuk gjetëm shumë prova në vendin e ngjarjes, pasi trupi i viktimës është shkrumbuar totalisht dhe gjithçka që gjetëm ishin vetëm disa mbetje të karbonizuara të trupit të një njeriu. Përmes hetimeve dhe verifikimeve arritëm të zbulonim pronarin e makinës. Ajo rezulton në emër të një shtetasi nga Kosova, me emrin Xhafer Osmani. Mjeti ka hyrë nëpërmjet Pikës Kufitare të Morinës, rreth 7 ditë më parë. Nga verifikimi që kemi kryer, ky shtetas nuk rezulton të jetë kthyer në Kosovë. Po tentojmë të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës për të mbledhur të dhëna rreth këtij personi dhe së shkuarës së tij. Gjithashtu, edhe për të mësuar nga familjarët përse kishte ardhur në Shqipëri”, thanë burime nga grupi hetimor.

Paraprakisht, grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, duke e klasifikuar si ngjarje kriminale. Agjentët e hetimit po bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të mësuar mbi personalitetin e 53-vjeçarit, të shkuarën e tij, nëse ka pasur precedentë dhe ndonjë konflikt të mundshëm në Kosovë ose Shqipëri.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur mbrëmë se nga të dhënat e mbledhura, ka dyshime se ky shtetas mund të ketë mbërritur në Shqipëri pasi ai kishte krijuar një lidhje intime dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori e tillë, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që i ndjeri ta ketë krijuar lidhjen në zonën ku u gjet trupi, por pasi është zbuluar lidhja, ai është vrarë e djegur.

“Jemi drejt zbardhjes. Kemi dyshime të forta se kemi të bëjmë me një krim të rëndë për shkak të një lidhjeje intime që kishte viktima këtu”, bëri të ditur Policia, pa specifikuar nëse autori i dyshuar mund të ishte bashkëshorti apo familjarë të tjerë të shtetases, me të cilën dyshohet se 57-vjeçari kishte krijuar lidhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori