LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth sulmit ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Policia jep detaje rreth sulmit ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Dy persona ende të panjohur kanë sulmuar fizikisht gjatë pasdites së djeshme Vitore Metaj-Stavilecin, gruan e ministrit në largim Blerand Stavileci. Policia ende nuk ka arrestuar ndonjë person, ndërkohë që po e heton rastin.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ajo është liruar nga QKUK-ja pas trajtimit nga mjekët.


Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Përmet Vula, Prishtinë, më 28.08.2017-13:20. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën, është ndaluar dhe sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK, e njëjta është liruar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.