Policia jep detaje për vdekjen e dy vëllezërve serbë në Vushtrri


Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë dje janë gjetur të vdekur dy vëllezër serbë.
Sipas raportit të policisë, fillimisht është gjetur pa shenja jete njëri nga viktimat, ndërkaq viktima e dytë kishte ndërruar jetë në Spitalin e Graçanicës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe prokurori i shtetit.
Derisa njësitë policore kanë qenë në vendin e ngjarjes janë informuar se në spitalin e Graçanicës ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull K/Serb vëllai i viktimës së parë.
Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2020




































