Nga lëndimet e pësuara nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Lagjen "Arbëria" një femër është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për Telegrafin se pacientja është dërguar në këtë klinikë dhe të njëjtës janë duke iu bërë ekzaminimet mjekësore.


Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e pacientes.

419659313 737508681381755 4982091658966407093 n

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Telegrafin lidhur me rastin.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, tha Borovci.

Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar (femër), e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

419452474 383580450883184 1616851900486727786 n

419738144 780161330598790 1119452255116501420 n