LAJMI I FUNDIT:

Policia italiane sekuestron 250 milionë euro pasi arrestoi 56 persona në operacionin “Ndrangheta”

Policia italiane sekuestron 250 milionë euro pasi arrestoi 56 persona në operacionin “Ndrangheta”

Policia italiane të enjten në mëngjes arrestoi 56 persona në të gjithë vendin për lidhje me grupet famëkeqe të krimit Ndrangheta, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 250 milionë euro.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akuzat me të cilat përballen të dyshuarit përfshijnë zhvatje, rrëmbim, trafik armësh, korrupsion dhe mashtrim, ndër të tjera.


Francesco Messina, drejtori qendror i organit kundër krimit të policisë kombëtare, tha se “operacioni i fuqishëm i policisë gjyqësore… na ka lejuar të çmontojmë një grup të egër mafioz”.

Ai shtoi më tej se “shuma e madhe” e aseteve të sekuestruara “konfirmon fuqinë ekonomike të një klani Ndrangheta që më në fund u godit”.

Operacioni i policisë vjen vetëm një javë pasi një nga të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi famëkeq i mafias siciliane Matteo Messina Denaro, u arrestua në Palermo.

Klani ‘Ndrangheta i ka rrënjët në rajonin jugor të Kalabrisë, por tani është përhapur në të gjithë gadishullin dhe në pjesën tjetër të kontinentit.

Ajo është e përfshirë shumë në kontrabandën e drogës në Evropë, duke mbajtur lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori