Policia në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka “arrestuar” një dele që po endej në rrugët pranë Konstanz.

Kafsha ishte arratisur nga kopeja e saj të hënën dhe disa shoferë njoftuan autoritetet.


Në fillim, oficerët e ndoqën delen me këmbë, pasi ajo u largua sapo i pa.

Më pas, ata arritën ta kapnin dhe, për ta parandaluar arratisjen, e vendosën në makinën e patrullës.

Në fund, bariu e mori dhe e ktheu në kopenë e saj.

Policia tha se situatat e pazakonta kërkojnë masa të pazakonta. /Telegrafi/