LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen armë dhe stoli ari gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë, arrestohet 38 vjeçari

Policia gjen armë dhe stoli ari gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë, arrestohet 38 vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të Kosovës.

Pas një kontrolli të detajuar policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një revole të tipit SigSauer e kalibrit 9 mm, 55 copë fishek të kalibrit 9mm, tre karikator si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.

“I dyshuari; -V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.


Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara. /Telegrafi/