LAJMI I FUNDIT:

Policia finlandeze: Nuk do të lejojmë djegien e Kuranit në vendin tonë

Policia finlandeze: Nuk do të lejojmë djegien e Kuranit në vendin tonë

Policia në Finlandë ka njoftuar se djegia publike e Kuranit nuk do të lejohet në këtë vend, raportojnë mediat e atjeshme lokale.

Një vendim i tillë është krejt ndryshe nga ai i autoriteteve suedeze, që djegien e Kuranit e kanë cilësuar si liri e shprehjes, transmeton Telegrafi.

Policia finlandeze ka bërë të ditur se djegia e Kuranit do të cenonte paqen fetare, që është një vepër e dënueshme në Finlandë.


“Djegia publike ose përdhosja e një libri që konsiderohet i shenjtë nga komuniteti fetar do të shkaktojë një ndërhyrje”, shtoi policia finlandeze.

Rusia mund të qëndrojë pas djegies së Kuranit në Suedi
Lexo po ashtu Rusia mund të qëndrojë pas djegies së Kuranit në Suedi

Të njëjtën kohë, ministria e Jashtme suedeze ka ritheksuar qëndrimin e saj rreth djegies së Kuranit në emër të lirisë së të shprehurit.

“Qeveria i kupton ata që janë ofenduar me djegien e librit të shenjtë. Jo çdo gjë që është e ligjshme është e përshtatshme”, u tha ndër tjera nga kjo ministri.

Kujtojmë që politikani danezo-suedez Rasmus Pauldan, lideri i ekstremit të djathtë Styram Kurs, të premten e kaluar dogji një kopje të Kuranit para një xhamie në Danimarkë.

Veprimi i njëjtë para ambasadës turke në Suedi, nxiti reagime të ashpra nga Ankaraja, për faktin se sipas tyre policia lejoi që para syve të tyre të ndodhë një gjë e tillë. /Telegrafi/