LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë: Nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit

Policia e Maqedonisë: Nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me informacionet për kërcënim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, tha se nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj Albin Kurtit. Ai tha se siguria për Kurtin është përcaktuar sipas rregullave dhe protokolleve.

RTK: Nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti
Lexo po ashtu RTK: Nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.


Ndryshe, sot RTK raportoi se Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shkup është përcjellë nën masa të rrepta të sigurisë, pasi ka pasur informacione për atentat ndaj tij.

Kurti pas kthimit nga Shkupi: Ka shumë kërcënime që rrënjët i kanë në Beograd, kishte forca të shtuara policore
Lexo po ashtu Kurti pas kthimit nga Shkupi: Ka shumë kërcënime që rrënjët i kanë në Beograd, kishte forca të shtuara policore

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë i kanë thënë për RTK-në, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Lajme
Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Politikë
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Politikë
Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Lajme
Kalo në kategori