Policia e Maqedonisë hap poligon të ri balistik, për ekspertiza më të sigurta forenzike

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u hap poligon i ri balistik, që pritet të sigurojë të dhëna më të mira për të gjitha ekzaminimet forenzike të provave balistike që kanë të bëjnë me armë të vogla dhe të lehta. Nga MPB thonë se ekspertiza tani do të kryhet në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Saktësia e rezultateve rrit besueshmërinë në hetime dhe siguron prova më të forta para organeve gjyqësore, prandaj një poligon i tillë shërben edhe si qendër trajnimi, ku stafi profesional mund të përmirësojë aftësitë dhe metodat e tij. Në këtë mënyrë, policia e Maqedonisë jo vetëm që përmirëson punën operative, por edhe ngrit nivelin profesional të përgjithshëm. Me vendosjen e një kapaciteti modern të tillë, policia fiton një mjet të fuqishëm për zgjidhje më të shpejta, më të thella dhe më objektive të rasteve,” shtoi Toshkovski.
Fatkeqësisht, posedimi, keqpërdorimi dhe tregtimi i armëve të vogla dhe të lehta vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qytetarëve, dhe prej këtu vjen nevoja për punë të vazhdueshme në këtë fushë, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian.



















































