Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, priti sot Komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, kapiten Amir Gërgurin, drejtorin e Divizionit të Trajnimeve, kolonel Milorad Çorac, dhe ekipet e tyre për t’i falënderuar dhe për t’iu ndarë certifikata të mirënjohjes për trajnimin themelor të sigurisë që kanë ofruar për një grup prej 75 pjesëtarësh të Misionit të OSBE-së.
Trajnimi treditor për sfidat e sigurisë gjatë tubimeve publike dhe mënyrat për tu ballafaquar me to është përmbyllur më 27 shtator 2017 dhe ka pasur për qëllim të pajis personelin e Misionit të OSBE-së me njohuri teorike dhe demonstrim praktik të procedurave të policisë gjatë këtyre ngjarjeve, thuhet në komunikatën e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Kurrikula e trajnimit ishte e bazuar në materialet dhe njohuritë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës lidhur me bazën ligjore për intervenimet, strategjitë e menaxhimit të turmave, shenjat dhe sinjalet në lidhje me përdorimin e forcës dhe me këshillat për atë se çfarë duhet ditur dhe çka duhet bërë kur turma bëhet e dhunshme.
“Nevoja për këtë trajnim ka ardhur nga azhurnimi i Procedurës Standarde të Veprimit të Misionit të OSBE-së për monitorimin e protestave dhe tubimeve publike, domethënë është bazuar në nevojën për të përmirësuar planifikimin dhe organizmin e monitorimit të protestave nga ana e Misionit të OSBE-së, si dhe për mbrojtjen e monitoruesve tanë në terren. Prandaj ne konsideruam se do të ishte e dobishme që të trajnoheshim nga zyrtarë për zbatimin e ligjit që janë përgjegjës për ruajtjen e rendit publik gjatë protestave. Ne jemi tejet të kënaqur me trajnimin dhe përpjekjen e përgjithshme që është bërë nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës dhe jemi jashtëzakonisht të impresionuar me shkathtësitë e tyre”, tha Silviu Sandru, Shef i Sigurimit në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Trajnimi përfshiu simulime praktike përmes së cilave u shpjeguan skenarë të ndryshëm të protestave, me theks të veçantë në atë se si të identifikohen situatat e rrezikshme dhe se si të shmanget ndërhyrja në një operacion policor gjatë monitorimit të protestës.
“Gjatë karrierës tonë policore, ne kemi pasur mundësinë që të trajnohemi dhe të bashkëpunojmë me organizatat ndërkombëtare, kemi fituar përvojë dhe tani jemi në fazën e këmbimit të përvojave dhe të japim trajnime për të tjerët dhe unë jam shumë krenar për këtë”, u tha pjesëmarrësve gjatë trajnimit, Toger Besart Ahmeti, Shef i Njësisë Speciale Operative.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni monitoron tubimet publike përkitazi me respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rregullisht jep rekomandime për akterët gjegjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit