Policia e Kosovës mban takim me Komitetin Lokal për Siguri Publike në Zubin Potok, synim thellimi i bashkëpunimit

Policia e Kosovës ka mbajtur takim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Zubin Potok me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.
Në këtë takim kanë marrë nënryetari i Komunës Zubin Potok, përfaqësues nga KLSP, zyrtarë policorë të sektorit përkatës si dhe disa qytetarë, ku u përmendën sfidat me të cilat ballafaqohen ky komuniteti, shkruan Telegrafi.
“Gjithashtu nga OSBE u shpreh gatishmëria në përkrahje të Projekteve që do të paraqiten nga KLSP-të”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e KLSP-së falënderuan Policinë për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.
“Policia mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me komunitetin dhe strukturat lokale për të siguruar rendin, qetësinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Në fund u rekomandua që të gjithë të kontribuojmë në rritjen e sigurisë në përgjithësi”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


















































