Policia e Kosovës vlerëson që për pesë muaj ka pasur ulje të konsiderueshme të veprave penale si dhe të aksidenteve, por një rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.
“Ne mund të vlerësojmë që 6 mujori i këtij viti veç është i mbyllur, ne kemi bërë analiza për 5 muajin e këtij viti në të gjitha veprat mundem me thënë që ka pasur një ulje të theksuar, përfshirë edhe aksidentet e trafikut, të vetmen dukuri që e kemi pasur në rritje kanë qenë të rastet e dhunës në familje që jemi duke i përcjellë me shumë shqetësim”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.
Ahmeti më tutje është shprehur se për rastet e dhunës në familje kanë zyrtarë policorë të trajnuar në mënyrë që të kontribuojnë në uljen e rasteve.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që t’i raportojnë në Polici këto raste për të cilat garanton se do të trajtohen me seriozitetin më të lartë.
“Kemi zyrtarë policorë që janë të trajnuar se si t’i trajtojnë këto raste, jemi duke bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi të kontribuojnë në uljen e këtyre rasteve dhe viktimave që të raportojnë dhe të kenë besim te Policia e Kosovës që çdo raste të dhunës në familje ta raportojnë në Polici dhe ne me prokurorinë e shtetit ta trajtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Kolonel Ahmeti më tutje tregoi edhe për punën e paraparë në gjashtë mujorin e dytë të vitit, ku ndër të tjera është edhe menaxhimi i kufirit dhe fluksi i bashkatdhetarëve që pritet të vinë.
Poashtu ai tha se prioritet është dhe kujdesi për sigurinë e qytetarëve në tubime publike siç janë ahengjet e ndryshme familjare.
“Normalisht tash nëse hapën kufijtë presim një fluks më të madh edhe të bashkatdhetarëve. Pritet shpejt sipas informacioneve me u hap edhe dasmat dhe ahengjeve familjare, shfrytëzoj rastin t’i apeloj të gjithëve që të festojnë me zemër e jo me armë, ku përdorimi i armëve paraqet kërcënim për ata për familjarët dhe gjithë qytetarët e tjerë”.
Pandemia ka ndikuar edhe në ndërpriten e trajnimit të rekrutëve për policët e rinj, të cilët shpejtë do të përfundojnë trajnimin në mënyrë që në vitin e ardhshëm të shpallet konkursi.
“Fatkeqësisht pandemia gjeneratën që kemi pasur kah mesi i trajnimit në akademi, është dashur me i respektuar vendimet e Qeverisë dhe kemi ndërpresë trajnimin, shpresojmë që të gjendet një mënyrë dhe të vazhdojmë shpejt me pjesën e mbetur të trajnimit”.
“… planifikojmë që deri në fund të vitit nëse rrethanat na lejojnë e kemi të gatshme edhe një gjeneratë prej rekrutimit të kaluar dhe varësisht prej nevojave dhe zhvillimeve do të bëjmë përpjekje që nëse jo këtë vit, vitin e ardhëm të shpallen konkursi për një gjeneratë të re”, tha Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa