LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

Një sasi prej 400 mijë litra naftë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një anije që vinte nga Tunizia, vetëm një ditë pasi policia njoftoi kapjen e 670 mijë litrave naftë kontrabandë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi 2” u vunë në pranga u arrestuan pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Në pranga u vunë shtetasit Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula.


Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Lexo po ashtu Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

“Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400,000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, bëri me dije policia.

Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670,000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast. /Telegrafi/