LAJMI I FUNDIT:

“Policia e dritave” në Shqipëri do të fikin dritat në institucione, Rama flet për masat dhe krizën energjetike

“Policia e dritave” në Shqipëri do të fikin dritat në institucione, Rama flet për masat dhe krizën energjetike

“Policia e dritave” është shërbimi më i ri në shtetin shqiptar.

Shembullin për të përballuar dimrin kërcënues në kushtet e një krize globale energjetike, duket se qeveria po e nisë nga vetja nën zbatimin e disa masave për kursimin e energjisë.

“Në të gjitha institucionet publike do të ketë një administrator energjie. Edhe Ministria e Arsimit po harton direktiva që të fiken të gjitha dritat pas përfundimit të mësimit. Po të vini në kryeministri nuk ndriçon më njësoj. Administrata duhet të kursejë 15%…”, tha kryeministri Edi Rama, raporton TCH.


Megjithatë, tërheqja e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë për ato familje që do të harxhonin mbi 800 kw është e sigurt vetëm për muajin tetor.

Por kryeministri Edi Rama në përballje me komentet e qytetarëve në Facebook, ju ktheu përgjigje se qeveria nuk ka hequr dorë nga ky plan masash, thjesht e ka shtyrë zbatimin për muajt në vijim.

Shpresa për anulim sipas tij mbetet vetëm duke pasur sytë nga qielli dhe  duke ndërgjegjësuar familjet që të vazhdojnë kursimin e energjisë.

“Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi ne mund ta përballojmë. Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit”, u shpreh Rama.

Ai tha se Shqipëria kryeson në listën e vendeve me burimet ujore më të larta, por i cilësoi si të pamjaftueshme pasi nuk prodhohet më shumë 75% energji dhe pjesa tjetër duhet siguruar nga importi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori