LAJMI I FUNDIT:

Policia çmontoi 39 kamera në Korçë dhe Pogradec të vendosura nga grupe kriminale për kontrollim të territorit

Policia çmontoi 39 kamera në Korçë dhe Pogradec të vendosura nga grupe kriminale për kontrollim të territorit

Policia e Shtetit është duke vazhduar edhe në disa qytete të tjera në Shqipëri planin operacional për të çmontuar kamerat e grupeve kriminale të vendosura në ambiente publike për të kontrolluar territorin dhe kundërshtarët.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit është finalizuar edhe në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.


Tutje bëhet e ditur se në këto dy qytete Policia e Shtetit çmontoi 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

“Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme”.

“Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar ‘Fijet’, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit”, thuhet në njoftim.

Policia çmonton 47 kamera në Durrës, Shijak dhe Krujë, dyshohet se janë vendosur nga grupe kriminal për të kontrolluar territorin
Lexo po ashtu Policia çmonton 47 kamera në Durrës, Shijak dhe Krujë, dyshohet se janë vendosur nga grupe kriminal për të kontrolluar territorin

Po ashtu sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se në hetim janë shtatë persona.

“Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D. -Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë së Shtetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori