LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis shtëpinë e një personi në Viti – i gjen armë, fishekë, thikë e boks metali

Policia bastis shtëpinë e një personi në Viti – i gjen armë, fishekë, thikë e boks metali

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale Gjilan sot ka bastisur shtëpinë e një personi në Viti, pasi kishte marrë informata se i njëjti posedon armë zjarri.

“Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë bastisjes si provë materiale bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 “Crvena Zastava’ prodhim YU, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm, një karikator i zbrazur, 36 fishekë cal.7.65 mm, një thikë dhe një boks metali.


“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori