LAJMI I FUNDIT:

Policia asgjëson 5 mijë rrënjë cannabis në Tepelenë

Policia asgjëson 5 mijë rrënjë cannabis në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka asgjesuar 5 000 rrënjë cannabis sattiva.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi të fshatit Dhëmblan,Tepelenë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela me 3 500 bimë të dyshuara cannabis sattiva si dhe 1 500 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur “Budulisht” , Dhemblan, Tepelenë.


Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.