LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 23 persona për mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore, 11 prej tyre në një lokal në Korishë

Policia arreston 23 persona për mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore, 11 prej tyre në një lokal në Korishë
Foto: Ilustrim

Policia  e Kosovës në 24 orët e fundit ka ndaluar 23 persona për mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore në kohën e pandemisë.

Më së shumti të ndaluar ka pasur në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, ku në një lokal janë hasur 11 meshkuj kosovarë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, teksa policia raporton se me vendim të prokurorit, është ndjekur procedura e rregullt.


“Fsh.Korishe, Prizren 03.05.2020-21:05. Raportohet se në një lokal janë takuar 11 meshkuj kosovar të cilët kanë rënë ndesh me vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë se Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Gjilan janë ndaluar gjashtë persona, në Gjakovë janë ndaluar tre, dhe në një rast tjetër në Mamush të Prizrenit janë ndaluar tre persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori