Në kohën e protestave, kur Amerika po digjej nga flakët, një polic shqiptaro-amerikan, Ermir Vila, ka kryer një akt heroik duke i shpëtuar jetën, babë e bir afrikano-amerikanë nga mbytja.
Vila banues në Michigan ka një karrierë të pasur brenda radhëve të policisë amerikane, duke punuar në disa lokalitete të Amerikës.
Në kohën që Amerika ishte nën “pushtetin” e protestave pas vrasjes të afroamerikanit, George Floyd, një polic i bardhë shpëton babë e bir afro-afrikanë nga mbytja.
“Mbytja e një babai dhe djali kërcënoi të kthente në Longboat Key një mëngjes me diell në tragjedi”, shkruajnë gazetat lokale amerikane për ngjarjen, raporton Shekulli.
Ai dhe gruaja e tij, Gina, pas rihapjes nga karantina vendosën të vizitojnë vendin e quajtur Longboat Key Florida me dy vajzat e tyre.
“Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës, (9 qershor) një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar. Babai, një burrë (me ngjyrë R.F), u nis në ujërat e e gjirit bashkë me djalin e tij të vogël që ishte rreth dy vjeç. Por, brenda disa minutash, një vorbull e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babain e tij shpejt në det të hapur, duke rrezikuar mbytjen. Babai u përpoq të shpëtonte vogëlushin, por po i mbaronin energjitë dhe po mbytej edhe ai”.
“Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan sa e pa skenën u zhyt për t’i shpëtuar. Oficeri (shqiptaro-amerikan R.F) në një situatë tejet të vështirë (duke mos menduar as për ngjyrën e lëkurës të atij që po shpëtonte, R.F) arriti të shpëtojë më parë fëmijën dhe më pas babain e tij. Chris Walmsley nga Jacksonville i erdhi në ndihmë. Walmsley së bashku me Jennifer Howell e ndihmuan oficerin e policisë Vila që ta tërhiqte burrin drejt bregut. Ndërsa më pas në vendngjarje arriti ambulanca e EMS dhe e transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake”.
Oficeri u nderua nga shefi i policisë Dezzi, ndërsa ky i fundit tha që oficeri u përgjigj menjëherë dhe u përball me një rrezik shumë të madh duke notuar kundër vorbullave rraskapitëse.
Dezzi i dha oficerit Vila Medaljen Kryesore të Nderit të Longboat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë