LAJMI I FUNDIT:

Polici shpëtoi fëmijën e ngulfatur, përmes veprimit që duhet ta dinin të gjithë (Video)

Polici shpëtoi fëmijën e ngulfatur, përmes veprimit që duhet ta dinin të gjithë (Video)

Jeta e fëmijës një muajsh, është shpëtuar përmes veprimit Heimlich, nga një polic i shkathtë në Renascença të Brazil.

Ushtari policor Tiago Petry e ka goditur vogëlushen lehtë në shpinë, teksa e mbante në gjunjë dhe ia kishte siguruar mirë kokën me dorë, transmeton Telegrafi.


Veprimi që këshillohet të mësohet nga të gjithë, përdoret për të zhbllokuar fytin nga ndonjë mbetje, realizohet duke dhënë goditje të mprehta mes shpatullave apo abdomenit.

Bebja Adriana ishte ngufatur nga një medikament, që ia kishin dhënë prindërit sepse ishte ftohur. Këta të fundit, ishin ndaluar nga policia teksa po e dërgonin fëmijën në spital, sepse po lëviznin me shpejtësi të lartë.

Me të parë se fëmija ka vetëm pak minuta jetë, Petry nisi ta ndihmonte, teksa kolegët e tij ftuan ndihmën e shpejtë.

“Mu kujtua kjo teknikë, që e kam mësuar gjatë trajnimeve për polic dhe menjëherë nisi ta përdorë. Të njëjtën e kam shfrytëzuar, për ta shpëtuar fëmijën e një kolegu”, ka thënë polici.

Gjatë më se dy minutave plot stres, ai vazhdoi ta godiste fëmijën, derisa volli dhe nisi të qajë. Adriana është dërguan në një spital të zonës, ku mjekët i kanë bërë kontrollet e duhura, për ta lëshuar më pas në shtëpi.

“Mjeku na tha se bën t’i japim sasi të vogël shurupi, por kur ndaloi së marri frymë, nuk dinim çfarë të bënim. Polici e kontrolloi situatën dhe na shpëtoi të bijën. Ai është hero” ka thënë nëna e fëmijës.

Videoja që mund të shihni më poshtë, është bërë virale menjëherë, teksa shikuesit lavdëruan veprimin e tij heroik që shpëtoi jetë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kalo në kategori