LAJMI I FUNDIT:

Policët privatë: Nuk na lejohet të mbajmë armë në pistë, s’mund të reagonim

Policët privatë: Nuk na lejohet të mbajmë armë në pistë, s’mund të reagonim

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të policisë private që shoqëronin paratë që u grabitën në Rinas.

Burime nga policia bëjnë me dije se ata kanë shpjeguar se në pistën e avionëve ku prisnin të ngarkonin paratë ishin të pa armatosur pas, nuk u lejohet të hyjnë me armë.

“Nuk kishim mundësi të reagonim personat ishin të armatosur. Nuk e dimë shumën e parave që po transportonim”, mësohet të kenë deklaruar ata.
Policia e Durrësit ka shoqëruar 20 punonjës nga dy kompanitë private të sigurisë të cilat transportonin paratë që u grabitën në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se ata po merren në pyetje për herë të dytë sot, për të ballafaquar deklaratat e tyre me ato të dhëna një ditë më parë.
Policia e Durrësit po merr në pyetje 10 nga 20 të shoqëruarit.


Një ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën 10 milionë në valutë në pistën e avionëve, para të cilat kishin destinacion Vjenën.
Hetuesit dyshojnë se ky grup është i përfshirë edhe në grabitje të tjera të parave të bankave.
E gjithë dinamika është fiksuar nga larg nga dy kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga policia dhe prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori