LAJMI I FUNDIT:

Policët në Guine filmohen duke përdorur një grua si mburojë nga demonstruesit që hidhnin gurë

Policët në Guine filmohen duke përdorur një grua si mburojë nga demonstruesit që hidhnin gurë

Një polic në Guine ka nxitur reagime të ashpra, pasi është filmuar duke përdorur një grua si mburojë ndaj protestuesve që hidhnin gurë në drejtim të tij.

Incidenti ka ndodhur në kryeqytetin Conakry, ku ka shpërthyer dhuna dhe ua ka marrë jetën 28 civilëve dhe një zyrtari policor, transmeton Telegrafi.


Demonstruesit po protestonin kundër presidentit të vendit Alpha Conde, të cilin po e akuzojnë se dëshiron ta ndryshojë kushtetutën me qëllim që të ketë më shumë pushtet.

E pamjet që janë filmuar në Wanindara të Conakrys, janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra ndaj zyrtarëve policorë.

Në video shihen katër policë më helmeta që ballafaqoheshin me protestuesit që hidhnin gurë në drejtim të tyre. Ata në një moment kapin një grua, prapa të cilës fshiheshin duke e përdorur si mburojë.

Drejtori gjeneral i policisë Baffoe Camara, ka deklaruar për AFP se figura kyçe në video është arrestuar duke mos dhënë informacione shtesë.

Në anën tjetër gruaja në video, ka deklaruar për mediat lokale se ishte lënduar në incident dhe se ishte dërguar në spital për tretman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori