LAJMI I FUNDIT:

Policët anglezë tërheqin zvarrë emigrantët shqiptarë (Foto/Video)

Policët anglezë tërheqin zvarrë emigrantët shqiptarë (Foto/Video)

Policia angleze ka tërhequr zvarrë dy emigrantë shqiptarë. Videoja që është publikuar nga mediat britanike ka marrë shumë kritika për mënyrën e trajtimit të emigrantëve.

Video është marrë nga kamerat e sigurisë, në një lavazho në pronësi të Bashkim Ademit, në Worcestershire.

2


Policë të armatosur deri në dhëmbë, bastisën biznesin e shqiptarit, nën dyshimin se aty strehoheshin emigrantë të paligjshëm dhe se ishte një bazë për armë dhe drogë.

Në video duket se si dy të dyshuarit dalin nga dera me duart në kokë. Po ashtu një nga oficerët tërheq zvarrë një emigrant shqiptar për gati 10 metra.

Sipas “Dailymail” një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar, si i dyshuar se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas u dërgua në një qendër paraburgimi, transmeton tvklan.

3

Bashkim Ademi, 38 vjeç dhe në të njëjtën kohë pronari i biznesit ka thënë: “Unë nuk kam qenë në gjendje të fle për mënyrën se si trajtohen punonjësit e mi. Ata u trajtuan si qentë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Punëtorët u trajtuan si terroristë”.

Megjithatë kryeinspektori David Ashmore ka thënë se ky ishte një operacion i suksesshëm të cilin e ka planifikuar shumë kohë me parë.

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori