LAJMI I FUNDIT:

Polica e Kosovës thotë se festa e Vitit të Ri kaloi e qetë dhe pa incidente të mëdha

Polica e Kosovës thotë se festa e Vitit të Ri kaloi e qetë dhe pa incidente të mëdha
Foto ilustruese

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se referuar urdhrit operativ të përgatitur për festat e fund vitit dhe fillim vitin e ri 2021 dhe bazuar në rastet e raportuara, vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Sipas njoftimit të Policisë, planifikimi operacional i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë arritur përmes shtimit të masave të sigurisë, monitorimit të qytetarëve dhe zbatueshmëris së ligjit.

Po sipas njoftimit, pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në zonat senzitive, në trafikun rrugor dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme.


“Festa e vitit të ri (2020/2021) kryesisht ka kaluar e qetë, me më pak incidente se vitin e kaluar, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës dhe në qendrat mjekësore, që kanë qenë lëndime trupore, lëndime si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incidente zjarri dhe dëmtim prone”, thuhet në njoftim, duke shtuar se “sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime”.

Në fund të njoftimit thuhet se Policia e Kosovës duke iu uruar të gjithë qytetarëve vitin e ri 2021, njëkohësish përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të vazhdojë angazhimet e saja, drejt ruajtjes së rendit, sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori