Polemika rreth Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut
Aktivistët për mbrojtjen e ambientit jetësor, thonë se institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë me kapacitetin e duhur që të inspektojnë përbërjen e mbeturinave që importohen në vend nga vendet e tjera, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që me ligj të ndalohet importi i tërësishëm i mbeturinave që shfrytëzohen si lëndë djegëse, duke ngritur dyshimin se në mesin e mbeturinave ka dhe lëndë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
Bllazhe Josifovski nga organizata joqeveritare “Ajde Maqedoni”, thotë se të dhënat që ka publikuar Radio Evropa e Lirë për importin e miliona ton mbeturinave nga Bullgaria dhe vendet e tjera të Evropës, por edhe më gjerë, tregon për seriozitetin e problemit.
“Mendoj se kjo temë te ne me vite të tëra fshihej, dikush nuk donte të flitej, dikush donte shumë që të flitej për të. Mendoj se këto të dhëna duhet të na nxitin që të bëhen analiza dhe hulumtime serioze; ku kanë hyrë këto mbeturina këtu, ku kanë përfunduar dhe si” tha Josifovski.
Ai thekson se regullativa aktuale për menaxhim me mbeturinat u mundëson industrive të sigurojnë profite të majme nga djegia e mbeturinave, por shton se përderisa institucionet nuk disponojnë me kapacitetin e nevojshëm që të kontrollojnë përbërjen e mbeturinave importi duhet të ndalohet me ligj.
“Po që se ne si shoqëri vendosim…kemi frikë që rregullativa e tillë të mundësojë edhe hyrjen e diçka të cilën gjë nuk do ta kishim dëshiruar, ose në përgjithësi ta ulim importimin e mbeturinave industriale, i cili na ndotë gjithsesi – mendoj se gjithsesi, është e nevojshme të ndryshojë rregullativa dhe së paku, deri sa nuk hyjmë në Bashkimin Evropian dhe të rregullohemi qoftë edhe pak si vend, të bëhemi më të sigurt në planin juridik, mendoj se disa ide të organizatave qytetare, të qytetarëve, për ta ndaluar, ndoshta, ndonjë lloj të mbeturinave, ose ndoshta ndalim të plotë të importit të mbeturinave, mendoj se seriozisht do të duhet të mendohet”, thotë Josifovski.
Ambientalistët në vazhdimësi kanë theksuar se djegia e mbeturinave në masë të theksuar shkakton ndotjen e ajrit veçanërisht në kryeqendrën e Maqedonisë në Shkup duke e renditur këtë qytet në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë.
Propozim-ligji për menaxhimin e mbeturinave me procedurë të përshpejtuar që parasheh ndalesën e importit të mbeturinave të rrezikshme për t’u shfrytëzuar është vendosur në rend dite në seancën parlamentare të së hënës, por nuk dihet nëse do të sigurohen votat e nevojshme që ky ligj të kalojë.
Deputetja Liljana Popovka nga Partia e të Gjelbërve, e cila është edhe nismëtare për ndryshimin e ligjit për të ndaluar importin e mbeturinave si derivate, për Radion Evropa e Lirë thotë se ka dyshime se ligjit po i bëhen obstruksione sepse në seancën e së mërkurës ai është anashkaluar nga kryeparlamentari me arsyetimin se për këtë ligj nuk janë plotësuar kushtet.
“Në mënyrë procedurale parashtrova pyetjen pse nuk janë plotësuar kushtet pasi që ligji ka kaluar në dy komisionet përkatëse, dhe mendoja se për këtë se kanë informuar shërbimet. Pas kësaj, kryetari i parlamentit tha se për këtë çështje gjoja se koordinatorët e grupeve parlamentare nuk i kanë harmonizuar qëndrimet. Është e pakuptimtë që të kërkohet kohë shtesë për të mos shkelur Konventën e Bazelit në të cilën thuhet se një shtet që eksporton mbeturina është i detyruar të importojë edhe mbetje jashtë vendit”, tha Popovska.
Organizatat për mbrojtjen e ambientit jetësor të cilat angazhohen që me ligj të ndalohet importi i mbeturinave nga jashtë shtetit përmes iniciativës “Fronti i të Gjelbërit”, druajnë se deputetët do të bëjnë gjithçka që ky ligj të mos e shoh dritën sepse në këtë formë, sipas tyre, ata mbrojnë profitin miliona euro të kontrolluar nga “eko mafias“.
Por, autoritetet e shtetit janë mbrojtur duke theksuar se Maqedonia e Veriut përpos që importon mbeturina ajo edhe eksporton./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak