Varrezat hapësinore, të emërtuara sipas heroit të romanit të Zhyl Vernit – “20.000 milje nën det”, është vendi ku pas përfundimit të karrierës, stacioni ndërkombëtar hapësinor ka shumë gjasa të përfundojë.
Siç shkruan The Guardian, në pikën më të lartë nga çfarëdo terreni tokësor në planetin Tokë dhe katër kilometra nën det – shtrihet një varrezë hapësinore, transmeton Telegrafi.
Kur udhëtimet e tyre nëpër hapësirë të kenë përfunduar, satelitët e vjetër, pjesë të raketave dhe stacioneve hapësinore dërgohen në një pikë të thellë në Paqësor, dhe “varrosen” në thellësitë e errëta të oqeanit.
Emri teknik për këtë “brez” të ujit është “pika e paarritshme e oqeanit” pasi që është rreth 2.700 kilometra larg çfarëdo terreni tokësor. Njihet si varreza hapësinore ose Point Nemo, sipas heroit të romanit të Vernit.
Sipas të gjitha gjasave, stacioni hapësinor ndërkombëtar do të përfundojë këtu, një laborator me madhësi të një fushe futbolli që orbiton Tokën. Këtë javë u raportua se ishin shfaqur çarje në MSS. Megjithatë kjo nuk nënkupton vdekjen e menjëhershme të stacionit, është një tregues se patjetër ka hyrë në “moshën e tretë”.
Kur fluturaket hapësinore vdesin, bëhen rrezik për të gjithë në orbitë. Mbetjet hapësinore janë një grumbull në hapësirë, që lëvizin me një shpejtësi prej 17.500 kilometra në orë, madje edhe nuanca e ngjyrës nxit dëme serioze në fluturaken tjetër.
Agjencia hapësinore amerikane, NASA ka bërë të ditur se në hapësirë “lundrojnë” mijëra copa të mbetjeve të këtyre fluturakeve.
“Ka aq shumë mbeturina sa që brengosemi që një përplasje e vogël do të mund të nxiste një reaksion zinxhiror. Kjo mundësi quhet “efekti Kessler”, ka bërë të ditur NASA.
Efekti Kessler apo sindroma Kessler është një skenar në të cilin për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve në orbitë, çdo përplasje do të prodhonte një numër të madh të mbetjeve hapësinore, që sërish do të rriste gjasat për një përplasje të re dhe kështu me radhë deri në momentin kur orbita do të ishte e paqasshme.
“Për të parandaluar një katastrofë të tillë, të gjithë ata që këto ditë lansojnë diçka në orbitë, duhet të kenë plan apo që këtë më pas ta kthejnë në varrezën e orbitës apo ta dërgojnë pas që të digjet në atmosferën e Tokës”, ka bërë të ditur ndër tjera NASA.
Satelitë tjerë mund të dërgohen lart në hapësirë, jashtë zonës së rrezikut, me pjesën tjetër të karburantit. Është orbita e varrezave. Satelitët më të afërt mund të lëshohen jashtë orbitës dhe nëse janë të vegjël, të digjen plotësisht derisa kthehen në Tokë. E ata që nuk digjen, bien në Tokë në një trajektore “të paplanifikuar” (si raketa kineze Long March 5 B ose stacioni hapësinore Skylab). Preferohet që, në vend që mbeturinat të bien në tokën e pabanuar, të “dërgohen” me kujdes në Point Nemo.
Agjencia hapësinore evropiane ka shpjeguar se si kryhet ky proces. Përcaktohet pika kur fluturakja do të mbërrijë në atmosferë dhe falë përllogaritjeve më të hershme, mbetjet në një rreze të ngushtë do të zbresin në pikën e paraparë.
Stacioni hapësinorë rus Mir në vitin 2001 kishte arritur në “fund të jetës” në hapësirë. Anija transportuese kishte ndezur motorët për ta dërguar Mirin jashtë orbitës së Tokës. Pjesët e këtij stacioni janë djegur para se të hynte në atmosferë, derisa 25 tonelata mbetje i mbijetuan rrëzimit dhe përfunduan në varrezën Point Nemo.
Prej atëherë, Mirit i janë bashkuar mbetjet e një sërë satelitësh, raketa e madje edhe mjete transportuese që kishin sjellë pajisje të ndryshme në stacionin hapësinor. Fluturakja që mbijeton në hapësirë dhe rrugëtimit të zjarrtë përmes atmosferës së Tokës, nuk do të mund t’i mbijetojë presionit në një thellësi prej 4 kilometra nën nivel të detit – gjithçka shkrihet.
Një ditë në një të ardhme të largët, Mirit dhe satelitëve tjerë do t’ju bashkohen edhe stacione tjera hapësinore ndërkombëtare. MSS sillet rreth Tokës nga viti 1998 që kur Rusia, SHBA-të, Kanadaja dhe Japonia e disa vende evropiane filluan projektin e përbashkët. Prej vitit 2000 është shtëpia e astronautëve.
Fillimisht ishte paraparë se do të mbijetojë për 15 vite. Tani ka lejen për punë deri më 2024. Por, vitet kanë filluar ta bëjnë të veten. Një javë më parë, zëdhënësja e NASA-s, Angela Hart, ka thënë për CNBC se pavarësisht që NASA në mënyrë aktive punon me hulumtime… MSS në një moment duhet të fiket.
Këtë javë, zyrtari rus Vladimir Solovlov, ka thënë se shumica e sistemit të fluturimit të MSS i ka kaluar afati i përdorimit dhe se priten të ndodhin “dëme të pariparueshme”. BBC ka raportuar për një sërë problemesh, nga rrjedhja e ajrit deri te prishjet “strukturale”.
Arkeologu hapësinor Alice Gorman nga Universiteti Flinders, thotë se është mirë që MSS ka qëndruar aq shumë. Njerëzit për këtë kohë ka mësuar se si duhet në mënyrë të kontrolluar “të varros” një fluturake hapësinore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-4.jpg)
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'
![Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-64-780x439.jpg)
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës
![Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_21-6-780x439.png)
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë
![Gjiri i Meksikës bëhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_19-5-780x439.png)
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe