LAJMI I FUNDIT:

Po vjen kanali i parë i gatimit në gjuhën shqipe nga Artmotion dhe Gurmania Channel

Po vjen kanali i parë i gatimit në gjuhën shqipe nga Artmotion dhe Gurmania Channel

Dashamirët e kulinarisë dhe ata që e kanë pasion gatimin mund ta gjejnë veten shumë shpejt në atë që është kënali i parë në gjuhën shqipe i dedikuar për kuzhinën dhe artin e gatimit.

Artmotion dhe Gurmania Channel do të fillojnë me kanalin e parë në gjuhën shqipe që i dedikohet artit të gatimit.


Ky kanal do të jetë me transmetim 24 orë me emisione të gatimit në gjuhën shqipe dhe kanale botërore siç janë Food Network apo 24 Kitchen.

Do të jenë nga 14 deri 16 emisione ditore, të cilat do të jenë të ndryshme dhe të përshtatshme për të gjitha shijet, duke trajtuar të gjitha specialitetet.

Edhe emisionet për pasta, produkte të qumështit, për mish dhe skarë apo brumëra do të jenë po ashtu pjesë e këtij kanali tejet atraktiv.

Xhirimet për këtë emision do të bëhen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe me shqiptarët në diasporë.

Xhirimet e emisioneve të këtij kanali të dedikuar për gatim në gjuhën shqipe fillojnë në tetor, kurse transmetimi i këtij kanali fillon në dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/