LAJMI I FUNDIT:

Po shëtisnin nëpër plazh kur hasën në objektin misterioz të metaltë, ka mbishkrim rus – ekspertët besojnë se bëhet fjalë për satelit

Po shëtisnin nëpër plazh kur hasën në objektin misterioz të metaltë, ka mbishkrim rus – ekspertët besojnë se bëhet fjalë për satelit

Një top i pazakontë nga titaniumi, me mbishkrime ruse, është zbuluar në një plazh në Ishujt Bahama, shkruan Independent.

Ishte britanikja Menon Clark e cila po shëtiste në ishullin Harbor së bashku me familjen, kur vërejti topin prej 41 kilogramëve, transmeton Telegrafi.

“Pash se si nga rëra po shndriste ky objekt. Pamë fjalë ruse, kështu e hapëm gropën edhe më thellë për ta parë më mirë – pasi fillimisht nuk e dinim se për çfarë saktë bëhej fjalë”, kashtuar ajo.


Megjithatë ata lanë objektin në plazh pasi nuk mund ta transportonin.

“Të nesërmen u kthyem, por harruam lopatat – kështu gjashtë prej nesh filluam ta hapim gropën me duar”, ka thënë ndër tjera Clark.

Ekspertët thonë se topi do të mund të ishte rezervuar i kerozinës apo ndonjë lëndë tjetër djegëse për satelitët apo ndonjë fluturake hapësinore, megjithatë nuk dihet se si ka përfunduar në Bahama.

Në të shkruan në gjuhën ruse, se punon në temperaturat nga minus 170 deri në 196 gradë celsius, me një kapacitet prej 43 litrave – e pesha maksimale e saj është rreth 41 kilogramë dhe mund të jetë prodhuar në vitin 2018.

Në anën tjetër, autoritetet ruse ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë raportim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori