LAJMI I FUNDIT:

Po rritet frika nga veturat autonome – a keni frikë edhe ju prej tyre?

Po rritet frika nga veturat autonome – a keni frikë edhe ju prej tyre?

Megjithëse zbatimi i sistemit autonom të drejtimit nuk po ecën me intensitetin e pritur, shumë besojnë se kjo teknologji po dëmton sigurinë në trafik.

Vitet e fundit në botë ka ndodhur shumë gjëra sa i përket automjeteve autonome. Edhe pse në pamje të parë duket se nisja e kësaj teme në Kosovë është në sferën e fantashkencës, nuk duhet harruar se shumë vetura moderne kanë të paktën disa sisteme ndihmëse që janë baza e teknologjisë autonome të drejtimit.


Për shembull, kontrollet elektronike tashmë janë standarde në shumicën e automjeteve premium dhe drejtimi autonom i Nivelit 3 është kulmi i ofertave aktuale të automjeteve të pasagjerëve në treg.

Le të përmendim edhe pronarët e automobilave Tesla që shpesh ngasin me autopilot pa respektuar rregullat bazë të sigurisë. Pra, pyetja se çfarë mendoni për automjetet autonome është mjaft legjitime.

Fakti është se shumë kanë frikë prej tyre. Të paktën kështu sugjeron një studim i kryer në Amerikë. American Auto Club AAA kreu një studim në fillim të këtij viti mbi 1010 shoferë.

Rreth 66 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë frikë nga automjetet që vetë drejtohen. Për më tepër, 25 për qind e të anketuarve thonë se nuk është e sigurt se çfarë sjell kjo teknologji dhe vetëm 9 për qind e të anketuarve kanë besim të plotë në automjetet autonome.

Është interesante se i njëjti studim është kryer në vitin 2021 dhe se më pas ka dhënë rezultate pak më të favorshme për mbështetësit e drejtimit autonom. Në atë kohë, 55 për qind e të anketuarve besonin në këtë teknologji dhe një vit më vonë, 54 për qind e tyre besuan.

Vitin e kaluar ka pasur një ndryshim të madh, ndoshta i shkaktuar nga aksidentet e shumta të trafikut me automjete të vetëdrejtuara. Vitin e kaluar, rreth 68 për qind e të anketuarve deklaruan se nuk u besonin këtyre teknologjive.

A keni frikë edhe ju prej tyre? /Telegrafi/