Vrasja e një polici të Kosovës nga një bandë e milicisë serbe dhe përdorimi i një manastiri ortodoks është në përputhje me një prej modeleve të provokimit të Beogradit.
Ky model është hartuar që të arrihen tre qëllime: të varrosë bisedimet për “normalizim” (të marrëdhënieve) ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të testojë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj dhunës së organizuar dhe të krijojë kushtet për shkëputje të dhunshme.
Dhjetëra serbë të armatosur mirë, veshur me uniforma luftarake, provokuan përleshjen me policinë e Kosovës, pranë kufirit me Serbinë. Objektivi afatshkurtër ishte të tregonin se qeveria në Prishtinë nuk e kontrollon territorin e vet.
Vrasja e tre personave të armatosur, për të cilët presidenti Aleksandar Vuçiq pretendon se ishin serbë vendas që nuk mundën të toleronin “terrorin e Kurtit”, gjithashtu, krijon dëshmorë për nacionalistët serbë.
Kështu, Beogradi pikturon një tablo shtypjeje mitike, edhe pse serbët në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta kolektive se çdo pakicë tjetër në Ballkan.
Provokimet e përsëritura shërbejnë për të penguar dhe devijuar të gjitha negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Duke krijuar incidente të dhunshme, Beogradi planifikon të tregojë se Prishtina nuk është një partner i mirëfilltë.
Përgjatë vitit të kaluar, janë ndërmarrë një sërë provokimesh, duke përfshirë bllokimin e rrugëve, bojkotimet e zgjedhjeve, sulmet ndaj ndërtesave komunale dhe sulme të dhunshme ndaj forcave policore dhe trupave të NATO-s.
Përgjigjet e Uashingtonit dhe e Brukselit, në fakt, kanë qenë ndihmesa për Vuçiqin, sepse “të dyja palët” janë fajësuar njëlloj për konfliktin, çfarë ka përforcuar narrativën e stisur të represionit të pakicave.
Objektivi i dytë i Beogradit ishte të shihte se si do të reagonin Uashingtoni dhe Brukseli. Nëse forcat e NATO-s nuk marrin masa të mirëfillta për të ndihmuar policinë e Kosovës, me patrullim të kufirit, kontrolle dhe çarmatim të të gjitha formacioneve kriminale dhe paramilitare, atëherë Beogradi do të arrijë në përfundimin se mund ta intensifikojë dhunën.
Për sa kohë Forcat e Armatosura të Kosovës nuk përkrahen që të kthehen në një ushtri të rregullt, më të madhe në numër, të pajisur mirë, dhe të aftë të mbrojë kufijtë e vendit, si dhe të nisë procesin e anëtarësimit në NATO, Beogradi do të vijojë, i patrazuar dhe i pandëshkuar, të dërgojë, financojë dhe armatosë grupet e milicëve serbë.
Zyrtarët e ShBA-së dhe BE-së nuk e kanë të mësuar mësimin më të rëndësishëm të luftërave të viteve 1990: agresori zmbrapset dhe mundet vetëm duke treguar se ke më shumë forcë dhe vullnet.
Objektivi i tretë i Vuçiqit është hartimi i një skenari në Kosovë, të ngjashëm me atë të Donbasit apo Krimesë. Plani për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u propozua gjatë mandatit presidencial të Trumpit, nuk përmendet më.
Prandaj, objektivi i Beogradit ka ndryshuar dhe synon t’ia pamundësojë Kosovës të funksionojë si një shtet i mirëfilltë dhe, kështu, të marrë nën kontroll një pjesë të territorit të saj. Ky është qëllimi themelor i krijimit të një entiteti serb, ne petkun e një asociacioni komunal.
Gjithsesi, meqë qeveria në Prishtinë i ka bërë rezistencë lëvizjeve të tilla vetëvrasëse, tani Vuçiqi ka zgjedhur rrugën e dhunës së drejtpërdrejtë. Me inskenimin e përleshjeve të armatosura, ai mendon se fuqitë perëndimore do i bëjnë edhe më fort presion Prishtinës që të lejojë krijimin e një entiteti autonom serb, si mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Në të njëjtën kohë, shërbimet e sigurisë së Serbisë po përgatiten për një rebelim më përfshirës. Tentativa për vënien nën kontroll të situatës nga policia e Kosovës do të shërbente si justifikim për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake të Serbisë.
Beogradi ka shtuar prezencën ushtarake përgjatë kufirit verior të Kosovës dhe ka kërcënuar se do të ndërhyjë për të “mbrojtur” popullatën serbe. Këto janë qartazi praktika për infiltrim, sulm dhe pushtim, në mënyrë që të bëhet i mundur krijimi i forcave të sigurisë serbe në atë rajon dhe të vendosej një administratë kukull.
Për të penguar një skenar të tillë, forcat e NATO-s duhet të rriten ndjeshëm dhe të armatosen rëndë për të përballuar çdo ndërhyrje nga ana e Serbisë.
Sulmi ndaj Kosovës ka shumë gjasa të jetë koordinuar ngushtësisht me entitetin serb në Bosnje-Hercegovinë dhe me Rusinë. Qeveria e Dodikut në Banja Llukë mundet që, në të njëjtën kohë, të zbatojë axhendën e ndarjes përmes një referendumi të përshpejtuar, të tërheqë të gjithë zyrtarët serbë nga institucionet shtetërore të Bosnjës, të vendosë një kufiri të patrulluar me Federatën Boshnjake, të zhvendosë milicët e armatosur dhe të shpallë pavarësinë.
Ata përllogarisin që të fashisin reagimin e Perëndimit, duke e bërë këtë fakt të kryer, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje.
Provokime dhe akte dhune, gjithashtu, mund të ndërmerren edhe në Mal të Zi, si një mënyrë për ta shpërqendruar Perëndimin edhe më fort. Ndërsa, në vitet 1990, Millosheviqi zgjodhi t’i shënjestronte objektivat e vet me radhë, nxënësi i tij Vuçiqi mund të vendosë të veprojë në disa fronte njëkohësisht.
Këtij skenari të Serbisë së Madhe do i duhet edhe që t’i hapet drita jeshile nga Moska. Kremlini kërkon hakmarrje kundër Perëndimit për humbjet domethënëse ushtarake në Ukrainë.
Prandaj, Rusia do të ofronte mbështetje politike, mbulim diplomatik, ofensivën e një lufte informative, financa, armë dhe instruktorë. Kjo do të mbështetej edhe nga naiviteti i zyrtarëve perëndimorë.
Sipas Beogradit, nëse BE dhe ShBA-ja nuk mund t’i sigurojnë Serbisë sundimin e rajonit dhe zgjerimin e territoreve të saj, atëherë Moska do të jetë më se e gatshme për të ndihmuar, veçanërisht pasi kjo i shërben interesave strategjike anti-perëndimore të Rusisë. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit