Po përshëndetej me masën në Kili, Papa Françesku goditet me "peshqir" në fytyrë (Foto/Video)

Gjatë vizitës në Kili, Papa Françesku është goditur me diçka të ngjante me një copëz e rrobës apo peshqir, derisa po përshëndetej me masën nëpër rrugë.
Derisa Papa po vozitej me "papa-veturën" rrugës për në sheshin e Santiago,s në drejtim të tij është hedhur një mjet që e goditi në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Papa po përshëndetej me besimtarët katolik kur erdhi deri te incidenti, megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që të vazhdojë rrugëtimin dhe të buzëqesh derisa përshëndetej me masën.
Kjo është hera e gjashtë që Papa Françesku viziton Amerikën Latine, por kësaj radhe ai nuk pritet të vizitojë edhe vendlindjen - Argjentinën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































