Perceptimi se të huajt janë më shumë të prirë për delikte se vendësit, i mbështetur në paragjykime ose jo, vazhdon të jetë i gjallë. Por, cilët të huaj janë “më kriminelë” se të tjerët dhe si pasqyrohet kjo nga statistika zyrtare?
Zyra Federale për Statistikë, vitin e kaluar ka publikuar për herë të parë një studim në të cilin paraqitet numri i dënimeve të shqiptuara penale sipas përkatësisë shtetërore të të dënuarve.
Ajo që është evidente, në raport me numrin e tyre në Zvicër, të huajt paraqiten rreth dy fish më shpesh në listat e të dënuarve nga gjyqet e këtushme. Por, ka mënyra interpretimi që tregojnë se një pohim sipas të cilit të huajt janë më kriminelë se vendësit është, thjesht është një paragjykim, shkruan albinfo.ch. Kjo shpjegohet veç tjerash me faktin se të huajt në Zvicër janë të përfaqësuar me numër mbiproporcional të meshkujve dhe të rinjve. E, këto dy kategori njihen si më aktivet në fushë të kriminalitetit kudo.
Por, pasi të përjashtohen zviceranët, lista e të huajve të dënuar është shumë interesante dhe ofron disa befasi. Kështu po del paragjykues perceptimi se janë shqiptarët (nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria etj.) ata që i vendosin kulmin krimit në Zvicër. Ata nuk janë as në mesin e komuniteteve me shkallë më të lartë krimi (sipas numrit të dënimeve në përpjesëtim me popullatën).
Të parët në këtë listë, me 34.4 promilë brenda popullatës përkatëse janë të huajt nga Afrika e Jugut dhe ajo e Perëndimit. Në vendin e dytë janë ata nga Afrika Perëndimore me 30.9 promilë, ndërsa në të tretin afrikanët e Veriut me 21.7 promilë. Të huajt nga Republika Dominikane janë të përfaqësuar me 22.5 promilë, ndërsa ata nga Lindja e Afërme me 12.2 promilë. Edhe turqit me 12 promilë janë më lart në këtë listë se shqiptarët, të cilët për ndonjë arsye të pasqaruar këtu janë futur në një kategori të përbashkët me ish-Jugosllavinë (Ish-Jugosllavia dhe Shqipëria).
Në shifra absolute, shtetasit e këtyre vendeve janë më të pranishëm se të tjerët në listat e të dënuarve për shkakun e thjeshtë se numri i përgjithshëm i tyre në Zvicër është më i lartë se i të huajve të tjerë. Kështu, statistika në fjalë na e jep shifrën prej 2180 “ish-jugosllavëve” të dënuar që është dukshëm më shumë se te të gjitha komunitetet tjera. Sidoqoftë, me 9.4 promilë ata janë ende dukshëm më të përfaqësuar se zviceranët (2.7 promilë) dhe se gjermanët, të cilët me 2.6 promilë janë madje “më pak kriminelë” edhe se vetë zviceranët.
Zyra Federale e Statistikave ka theksuar se nuk është përkatësia shtetërore ajo që përcakton që dikush të bëhet kriminel, por shtresa sociale dhe shkalla arsimore. Problemi në këtë mes është se këta faktorë nuk janë përpunuar në këtë statistikë. /albinfo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania